back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 9 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata e Lartë lë në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit/ Pasaporta...

Gjykata e Lartë lë në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit/ Pasaporta e Ballukut mbetet e sekuestruar

Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka pranuar rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e sigurisë që i ndalon daljen jashtë shtetit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e masës së vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Si rezultat, bllokimi i pasaportës së Ballukut mbetet në fuqi.

Dokumenti i udhëtimit i ish-zv.kryeministres është sekuestruar që prej 19 nëntorit, në kuadër të masave të vendosura gjatë hetimeve që po zhvillohen ndaj saj.

Ndaj Ballukut rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për disa çështje të lidhura me procedura prokurimi publik, përfshirë edhe dosjen e 7 loteve të Ujësjellësit të Unazës së Madhe, si dhe dyshime për përfshirje në disa tenderë të tjerë.

Nga ana tjetër, më herët SPAK kishte kërkuar edhe heqjen e imunitetit parlamentar, por kërkesa nuk u miratua nga mazhoranca socialiste në Kuvend.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet ndaj ish-zv.kryeministres vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat