back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata rrëzon kërkesën e Metës/ Mbetet në arrest me burg

Gjykata rrëzon kërkesën e Metës/ Mbetet në arrest me burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”, një vit pas arrestimit të tij në lidhje me dosjen CEZ-DIA dhe aferën e lobimit në SHBA.

Prokuroria e Posaçme akuzon Metën për tre vepra penale të rënda: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Akuza lidhen me disa çështje të përfshira në një dosje të vetme hetimore, ku janë të përfshirë edhe emra të tjerë të njohur.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka dërguar dosjen për gjykim në fund të gushtit të këtij viti. Në të njëjtën dosje hetimore, ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, përballet me të njëjtat akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat