back to top
3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaHetimet për krimin zgjedhor, partitë politike në panik nga SPAK/ Dumani: Askush...

Hetimet për krimin zgjedhor, partitë politike në panik nga SPAK/ Dumani: Askush s’duhet të ketë frikë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, prezantoi sot strategjinë për parandalimin e krimeve elektorale në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

“Hetimi do të kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik,” deklaroi Dumani, duke shtuar se zgjatja e hetimeve pas zgjedhjeve krijon mosbesim te publiku.

Për këtë arsye, SPAK ka miratuar strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, e cila është publike dhe e aksesueshme për të gjithë.

“Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave. Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik.

Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit.

Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor”, deklaroi Dumani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat