KreuAktualitetKosovaProkuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve për “spiunazh” në Kosovë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve për “spiunazh” në Kosovë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet B.Sh. dhe M.Q, nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale të spiunazhit.

I pandehuri M.Q është përmendur edhe për dyshimet për kryerje të veprës penale, “mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të dy janë arrestuar për herë të parë në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Ferizajt, ndërsa mediat lokale në Kosovë patën raportuar se ata dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Vetë BIA pati reaguar duke mohuar secilën lidhje me personat e arrestuar.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, dhe që ata t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë./ REL

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat