Masakra e Peshkëpisë, nuk arritit të zbardhej kurrë.
Emri i Fredi Belerit është lakuar disa herë se ka lidhje me këtë çështje.
Beleri ndërsa ndodhej në Tiranë, si eurodeputet është përballur me një qytetar
iu drejtua me ofendime duke i kujtuar Fatmir Shehun, oficerin e vrarë në masakrën e Peshkëpisë.
“A e mban mend Fatmir Shehun! Rrugaç! Turp të kesh, kush të bëri ty deputet”, i tha qytetari.
Fredi Beleri është një nga të akuzuarit e masakrës së Peshkëpisë, por çështja u mbyll nga SPAK, në 2021, për mungesë provash.
Masakra e Peshkëpisë
Më 10 prill të 1994 u realizua masakra e përgjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”, e cila përbëhej nga 7 persona të armatosur me armatim të ushtrisë greke. Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.
Si u sulmua posta kufitare shqiptare nga ekstremistët grekë
Komando “Pirro i Parë” u identifikua kur tentoi një sulm të dytë në Llongo që u zbraps nga ushtria shqiptare. Sulmi ndaj postës kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër ka ndodhur në 10 prill 1994. Një komando special e organizatës terroriste greke “Mavi” (Fronti për çlirimin e Vorio-Epirit), kaloi kufirin e gjelbër Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke ju drejtuar postës ushtarake të kufirit, ku dhe ekzekutoi komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe plagosur ushtarët e tjerë Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.
Gjatë sulmit komandoja terroriste mori peng dhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar Qemal Stroka, i cili më pas u la i lirë në kufi. Gjatë rrugës ndaj Strokës është ushtruar dhunë fizike çka solli dhe tronditjen e fortë psiqike.
Gjatë largimit komando greke mori me vete edhe armët luftarake që ishin në depon e repartit. Pasi u ngjitën në qafën sipër repartit dhe kaluan shpatin e malit Bureto, autorët e sulmit e liruan nënoficerin shqiptar dhe e lanë atë të kthehet pas.
Brenda pak minutash komando, me emrin e koduar të mbretit të lavdishëm të Epirit, “Pirro i Parë” u rikthye serish në territorin grek për të humbur në errësirën e natës.
Ndërsa rekrutët e rinj të repartit të Peshkëpisë shpejtuan t’i jepnin ndihmën e parë shokut të tyre Arsen Gjini dhe komandantit Fatmir Shehu, por gjithçka ishte e kotë. Komando e frontit për çlirimin e Vorio Epirit ia kishte arritur qëllimit.
Përbërja e Komandos greke ‘Pirro i Parë’:
-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.