back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitet“I fundit i burgosur politik ishte Fatos Nano”/ Rama mesazh të koduar...

“I fundit i burgosur politik ishte Fatos Nano”/ Rama mesazh të koduar Veliajt?

Kryeministri Edi Rama thotë se për herë të parë në vend, vendi po fillon të ketë një drejtësi të pavarur.

Në Berat, kreu i qeverisë deklaroi se i fundit i burgosur politik është Fatos Nano, i cili u burgos me urdhër të Sali Berishës.

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe përpara. Altin Dumani është një person i cili meriton shumë respekt, aty ishte prokuror. 

Ka bërë ndonjë gjë nga këto më përpara? Pse nuk e bënte më përpara? Si ka mundësi, deri sa erdhi kjo ditë, një ministër nuk është thirrur nga një prokuror i pavarur dhe nuk është gjykuar nga një gjykatës i pavarur. 

I fundit i burgosur politik ishte Fatos Nano, me urdhër të bufit të kënetës. Ne, PS dorëzuam shpatën, nga pushteti politik, ia dhamë një pushtetit të pavarur. Jam shumë krenar për këtë”, theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat