back to top
2.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaIlir Meta dhe Monika Kryemadhi në gjyq/ Nis telenovela e shtyrjeve të...

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në gjyq/ Nis telenovela e shtyrjeve të seancave

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-Presidentin Ilir Meta është shtyrë për 9 tetor 2025, ora 10:00.

Seanca e sotme, e cila drejtohej nga gjyqtarja Irena Gjoka, nisi në orën 10:00, por u shty për shkak të mungesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, i cili ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali.

Gjykata pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë, do të kthehet për hetime të mëtejshme në SPAK, apo hetimi do të pushohet.

Hetimet ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, nisën nga SPAK në vitin 2023 dhe përfshijnë çështje të ndërlidhura si: afera CEZ-DIA, lobimi i dyshimtë i LSI-së në SHBA, dhe deklarimi i pasurisë. Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Përveç Metës dhe Kryemadhit, në gjykim janë përfshirë edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për implikim në këto skema.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat