back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “5D”/ Tensionohet Belind Këlliçi: Më intimiduan gjatë dëshmisë

Dosja “5D”/ Tensionohet Belind Këlliçi: Më intimiduan gjatë dëshmisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi të enjten se gjatë dhënies së dëshmisë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me dosjen e njohur si “5 D”, është ndjerë i intimiduar.

“Në këtë proces në gjykatë isha i thirrur si dëshmitar dhe si kallëzues për dosjen famoze të 5 drejtorëve. Jam pyetur nga gjykata dhe prokuroria e posaçme për rrethanat e ngjarjes. Kam dhënë përgjigjet e mia shteruese për aq sa kam informacion. Jam pyetur në mënyrë intimiduese për deklaratat. Është kaluar në interpretime politike…”, u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se disa pyetje nga avokatët nuk kishin lidhje me çështjen për të cilën ishte thirrur, duke përmendur shembull zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Deklarata e tij vjen pas një seance ku Këlliçi u paraqit si dëshmitar dhe kallëzues në një nga hetimet më të ndjekura nga SPAK, që lidhen me akuzat për keqpërdorim dhe korrupsion ndaj disa ish-drejtorëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat