back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Kemi tre ditë kohë”/ Berisha: Të tregojmë se jemi shumicë

“Kemi tre ditë kohë”/ Berisha: Të tregojmë se jemi shumicë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve që në protestën e së martës të dëshmojnë se janë shumicë.

Sipas tij, sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.

“Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë.

Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar.

Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.

Nuk do zgjatem më shumë.

Ju uroj suksese.

Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës.

Koha na thërret!

Është radha jonë”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat