Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve që në protestën e së martës të dëshmojnë se janë shumicë.
Sipas tij, sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.
“Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë.
Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar.
Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.
Nuk do zgjatem më shumë.
Ju uroj suksese.
Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës.
Koha na thërret!
Është radha jonë”, është shprehur Berisha.



