back to top
2.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryesia e PD mblidhet të mërkurën/ Ndryshime në lidership?

Kryesia e PD mblidhet të mërkurën/ Ndryshime në lidership?

Partia Demokratike do të zhvillojë këtë të mërkurë, në orën 13:00, mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit dhe në prag të nisjes së legjislaturës së re parlamentare.

Raportohet  se diskutimet do të fokusohen te qasja që PD do të ketë me Parlamentin, drejtimi i grupit parlamentar dhe ndryshimet e mundshme në lidershipin e partisë. Po ashtu, brenda kësaj jave pritet të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i PD.

Procesi i analizës së rezultatit elektoral, bashkë me një fazë “freskimi” të anëtarësisë në bazë, janë përfshirë në prioritetet kryesore të opozitës.

Sa i përket lidershipit, pavarësisht se Sali Berisha përballet me nenin e statutit që e detyron të largohet, burimet brenda partisë theksojnë se nuk priten ndryshime të menjëhershme në krye të PD.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat