KreuAktualitetKronikë"First Day” në Elbasan: 30 të arrestuar, 14 në kërkim

“First Day” në Elbasan: 30 të arrestuar, 14 në kërkim

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar me sukses megaoperacionin e koduar “First Day”, duke goditur një rrjet të madh shpërndarjeje droge në qark.

Operacioni, i zhvilluar pranë shkollave, lokaleve dhe ambienteve publike në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas, çoi në arrestimin e 30 personave, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga kontrolli u sekuestruan lëndë narkotike (kokainë dhe kanabis), armë zjarri të tipit pistoletë, kallashnikov dhe armë gjahu, municion luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të kontrabanduara, laptopë, celularë, DVR, targa automjetesh shqiptare e belge, si dhe shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme.

Në orët e mbrëmjes, 7 nga të arrestuarit u transferuan drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Të arrestuarit janë: Eris Skilja, Klodian Hakballa, Mariglen Qosja, Bardhyl Grami, Mikel Dezhani, Shyqyri Bica dhe Arjan Bica.

Sipas Policisë, grupet kriminale vepronin në mënyrë të organizuar ose individualisht, duke shpërndarë drogë kryesisht pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat