Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta historike ndaj lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të publikuar këtë të martë, më 8 korrik 2025, euro blihet me 97.3 lekë dhe shitet me 98.2 lekë, duke ruajtur trendin e dobësimit në tregun valutor vendas.
Nga ana tjetër, dollari amerikan ka mbetur pothuajse i pandryshuar, duke u blerë me 82.6 lekë dhe shitur me 83.6 lekë.
Ndërkohë, paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë, duke u blerë me 112.5 lekë dhe shitur me 113.6 lekë.
Franga zvicerane qëndron stabile, me kurs blerjeje në 103.5 lekë dhe shitjeje në 105 lekë.
Ekspertët e tregjeve financiare theksojnë se forcimi i lekut vazhdon të ndikohet nga faktorë sezonalë, turizmi dhe prurjet valutore, ndërsa kursi i këmbimit mbetet nën presion për eksportuesit dhe bizneset që operojnë në euro.