Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Me këtë vendim, më i larti në sistemin gjyqësor shqiptar, konfirmohet masa e vendosur më 13 mars 2025 nga Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për çështjen me nr. 13 (87-2025-85).
Kjo do të thotë se Veliaj do të mbetet në paraburgim, në pritje të përfundimit të hetimeve ndaj tij për çështjet që po shqyrtohen nga drejtësia.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga avokatët mbrojtës.



