Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë, duke tërhequr vëmendjen e brendshme të partisë. Burime nga PD bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim mes disa prej figurave më të votuara në listën e hapur dhe primaret e partisë.
Në fokus të këtij takimi ka qenë Ervin Salianji, i cili u shoqërua nga disa emra që, edhe pse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën një numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit nga baza demokrate.
Pjesëmarrësit e takimit
Sipas burimeve, në takim kanë marrë pjesë:
-
Ilir Alimehmeti
-
Gentian Cela
-
Qani Xhafa
-
Aulon Kalaja
-
Ted Kopliku
-
Alma Kore
-
Parid Mahmutaj
-
Xhemajl Gjunkshi
-
Hysen Kadiu dhe një sërë emrash të tjerë të njohur brenda partisë.
Ky grupim i ri përfaqëson një segment të votuesve të majit dhe mund të ndikojë në diskutimet e brendshme brenda PD-së, pasi përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të bazës.



