back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPolitikaMeta akuza Kryemadhit nga burgu 313

Meta akuza Kryemadhit nga burgu 313

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga burgu 313 ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së  tij Monika Kryemadhi, për pagesa shëndetësore.

Sipas Metës bëhet fjalë për 15 mijë euro shpenzime shëndetësore, për të cilat ka marrë garanci nga Monika Kryemadhi se i kishte paguar dhe deklaruar sipas ligjit.

“Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro. Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri. Pra bëhet fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime. Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit”, sqaron Meta.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta hedh poshtë pretendimet e SPAK-ut, se ai ka përfituar kartat që Monika Kryemadhi ka përdorur nga biznesmeni Adrian Shatku.

“Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë”, shprehet Meta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat