back to top
5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPolitikaFredi Beleri përballë Ramës/ PD thyen "mosbindjen civile"?

Fredi Beleri përballë Ramës/ PD thyen “mosbindjen civile”?

Ditën e nesërme do të zhvillohet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Ndërparlamentar të Stabilizim Asociimit, ku do të vijnë 10 deputetë të Parlamentit Europian, të cilët do të ulen në tryezë bashkë me Kuvendin e Shqipërisë.

Në krye të grupit të PE-së është eurodeputeti italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë që përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri si eurodeputet grek.

Fillimisht, eurodeputetët do të marrin instruksione dhe informacione nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe më pas delegacioni i PE-së do të takohet në Kuvendin e Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama.

Kështu, kreu i qeverisë do të takohet me njeriun të cilin e arrestoi 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit të vitit 2023 dhe e mbajti për 481 ditë në burg, duke hedhur akuzat më të rënda drejt tij, gjatë fushatës elektorale, ku Beleri kandidoi për kryebashkiak të Himarës dhe i fitoi zgjedhjet edhe nga burgu.

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, eurodeputetët do të takohen veç e veç me të gjithë grupet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Më pas, të dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve deri pasdite.

Duket se demokratë do të bëjnë paqe me socialistët vetëm për integrimin, ku do të marrin pjesë në të gjithë këtë axhendë, përmes 7 deputetëve të tyre: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.

Pjesëmarrja e tyre do të jetë me porosi të kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe do të mungojnë në fillimin e protestës që do të mbajë opozita në orën 17:00, por urdhërohen që menjëherë pas përfundimit të tryezës për integrimin, do t’i bashkohen qytetarëve në tubimin që do të mbahet në segmentin rrugor “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”./Bold News

spot_img
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat