back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetMosbindja civile e të martës/ Berisha paralajmëron Ministrin Hoxha dhe drejtuesin e...

Mosbindja civile e të martës/ Berisha paralajmëron Ministrin Hoxha dhe drejtuesin e Policisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar policinë që të mos preke protestuesit gjatë mosbindjes civile të së martës.

Pra drejtuesve të qarqeve, Berisha ka thënë se duhet marrë çdo masë për të dëshmuar para shqiptarëve se janë shumicë.

“Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre.

Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë.

Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.

Ajo mbahet tani nga organet e dhunës.

Një një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit.

Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.

Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë.

Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Jo dhe jo”, ka thënë Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat