back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga nafta te kontratat ligjore/ Si u shpërndan 13 milionë euro në...

Nga nafta te kontratat ligjore/ Si u shpërndan 13 milionë euro në studio të lidhura me politikën, emrat që përfituan

Etleva Skonja

Nga viti 2004 deri më sot, kompania Bankers Petroleum ka qenë një nga operatorët kryesorë të nxjerrjes së naftës në Shqipëri. Por ndërsa ka prodhuar miliona tonë hidrokarbure, ish-deputeti Myslim Murrizi, thotë se ka prodhuar edhe një prej aferave më të mëdha korruptive në vend, ku politikanë të të dy krahëve politikë kanë përfituar shuma të mëdha parash përmes kontratave të dyshimta konsulence.

Pretendimi: 15 miliardë euro të zhdukura nga pasuritë nëntokësore

Në deklaratat e tij publike, Murrizi pretendon se për 21 vite me radhë, Bankers Petroleum ka nxjerrë naftë nga vendburimet e Patos-Marinzës dhe zona të tjera, duke i shitur me fitime të mëdha, por pa paguar asnjë kokërr leku në tatim fitimi. Shifra që ai përmend është tronditëse: rreth 15 miliardë euro pasuri kombëtare të “zhdukura” nga arkën e shtetit.

Sipas Murrizit, kompania ka blerë heshtjen e politikës shqiptare përmes kontratave ligjore me studio avokatie të lidhura me figura të njohura të PS dhe PD. Ai publikon edhe shumat që thotë se janë paguar:

Alket Hyseni (PS), ish-deputet dhe ish-drejtor i pastrimit të parave (2016–2017)  ka perfituar 6 milionë euro nga viti 2018 deri në 2025.

Alket Hyseni

Eduard Halimi (PD), ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-deputet ka perfituar 2.7 milionë euro nga shkurti 2019 deri në qershor 2025. Sipas Murrizit, 720 mijë euro janë marrë vetëm katër ditë pas dorëzimit të mandateve nga PD.

Eduart Halimi

Besnik Çerekja dhe bashkëshortja, të përshkruar prej tij si “sekserë ligjorë” të përdorur nga të dy partitë kane perfituar 4.4 milionë euro nga 2020 deri në qershor 2025.

Besnik Çerekja dhe Eridona Çerekja

Totali i këtyre tre kontratave, sipas Murrizit, kap 13.4 milionë euro vetëm në pesë vitet e fundit.

Akuzat politike: PS dhe PD “bashkë në heshtje”

Murrizi akuzon se asnjë deputet nuk ka folur publikisht për këtë aferë, pavarësisht përmasave, sepse të dy krahët janë të përfshirë. Ai shprehet me tone të ashpra:

“Qentë, haletë, zagaret politike që ju votoni çdo katër vjet, vjedhin bashkë qindra miliona euro pasuri tuajën. Ju e blini naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e tjera të rajonit, ndërsa ata marrin miliona nga Bankers.”

Përfshirja e drejtësisë

Aktualisht, Prokuroria e Fierit ka nisur hetime të zgjeruara mbi aktivitetin e Bankers Petroleum, me mbështetje edhe nga SPAK. Sipas deklarimeve të Kryeministrit Edi Rama, kompania i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro, ndërsa hetimet kanë zbuluar skema të deklarimit fiktiv të humbjeve dhe shmangie tatimore për mbi dy dekada.

Në këtë proces, janë marrë masa sigurie për disa drejtues dhe janë shpallur në kërkim shtetas të huaj të lidhur me menaxhimin e kompanisë.

Përveç politikanëve shqiptarë, Murrizi flet edhe për pagesa marramendëse për menaxherë të huaj nga Kanadaja, Kina dhe SHBA, të cilët sipas tij kanë marrë paga nga 1 deri në 3 milionë euro në vit. Ai pretendon se përveç shpërblimeve monetare, ka pasur edhe skandale me kërkesa të papërshtatshme ndaj punonjëseve shqiptare në kompani. Këto mbeten akuza publike pa prova të publikuara deri më tani.

Asnjë prej personave të përmendur nga Murrizi nuk ka reaguar publikisht mbi akuzat. Edhe Bankers Petroleum nuk ka bërë asnjë koment mbi këto deklarata, ndërsa fokusi kryesor mbetet te procedurat ligjore në vijim.

Nëse SPAK dhe Prokuroria e Fierit do të vërtetojnë akuzat e Murrizit, kjo do të shënonte një nga rastet më të mëdha të korrupsionit dhe shpërdorimit të pasurive natyrore në historinë e Shqipërisë postkomuniste. Por deri atëherë, çështja mbetet në fushën e deklaratave politike dhe hetimeve në proces.

Afera Bankers Petroleum: Kush i mbuloi për vite skemat e evazionit dhe abuzimit me pasuritë publike?

Skandal në industrinë e naftës/ Zbulohet skema e “Bankers Petroleum”

Berisha për Bankers: Kontrata dhe pagesat, një histori e njohur dhe e hapur

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi

Zyrtarët e Bankers në burg, por a do ndalen skema të tilla?

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat