back to top
32.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Një farsë kombëtare”/ Berisha: Celibashi i ktheu zgjedhjet në krim politik

“Një farsë kombëtare”/ Berisha: Celibashi i ktheu zgjedhjet në krim politik

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar një tjetër sulm të fortë ndaj KQZ-së dhe kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar këtë të fundit për heshtje dhe bashkëpunim me qeverinë në atë që e cilësoi si “farsë elektorale”.

Në një deklaratë të bërë publike, Berisha u shpreh:

“Ilirjan Celibashi, sikur të kishte nanogramin minimal të ligjit dhe të ndjenjës së detyrës, zhvlerësonte menjëherë procesin zgjedhor. Të informonte shqiptarët dhe botën se zgjedhjet ishin një farsë e turpshme elektorale, një krim i shëmtuar elektoral. Kjo nuk mund të ndodhi, natyrisht.”

Ish-kryeministri akuzon Celibashin se ka heshtur përballë shkeljeve të mëdha që, sipas tij, komprometuan rëndë procesin zgjedhor të fundit, duke përmendur blerjen e votës, shantazhet ndaj administratës publike dhe kontrollin e pushtetit lokal nga qeveria qendrore.

Deklarata e Berishës vjen në një kohë tensionesh politike të shtuara dhe në një klimë të vazhdueshme mosbesimi ndaj institucioneve zgjedhore nga opozita, e cila ka kërkuar hetim ndërkombëtar për procesin zgjedhor dhe dorëheqjen e Celibashit nga detyra.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat