Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë ka regjistruar procedimin penal nr. 696/2025 për oficerin e policisë gjyqësore J.P., i dyshuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” sipas nenit 301 të Kodit Penal.
Sipas hetimeve, oficeri dyshohet se ka fshehur të dhëna hetimore të rëndësishme, të përfituara nga kqyrja e aparatit celular të sekuestruar në një çështje penale që lidhet me “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve dhe municionit”. Rasti përfshin transportimin e dhjetë armëve “Glock” dhe 150 fishekëve drejt Sarandës më 13 shtator 2024.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për personin nën hetim, por Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.