back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPas kontrollit në banesë dhe sekuestrimit të telefonit/ Ergys Agasi paraqitet në...

Pas kontrollit në banesë dhe sekuestrimit të telefonit/ Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e thirrjes së tij nga kjo strukturë.

Më herët, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, janë kryer kontrolle në banesën e Agasit, si dhe i është sekuestruar telefoni celular. Nuk dihet nëse paraqitja e sotme lidhet drejtpërdrejt me këto veprime apo nëse ka zhvillime të reja në hetim.

SPAK nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar mbi çështjen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat