Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e thirrjes së tij nga kjo strukturë.
Më herët, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, janë kryer kontrolle në banesën e Agasit, si dhe i është sekuestruar telefoni celular. Nuk dihet nëse paraqitja e sotme lidhet drejtpërdrejt me këto veprime apo nëse ka zhvillime të reja në hetim.
SPAK nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar mbi çështjen.



