back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaProfesionistët e lirë marrin pas 5 milionë euro/ Malaj: Rimbursim 6450 tatimpaguesve

Profesionistët e lirë marrin pas 5 milionë euro/ Malaj: Rimbursim 6450 tatimpaguesve

Profesionistët e lirë do të marrin pas 5 milionë euro të parapaguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar 2024, dhe më pas u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.   

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj, u shpreh se është vendosur që të fshihen edhe kamatvonesat.

“Nga ky akt normativ përfitojnë rreth 6450 tatimpagues, të cilët  do të rimbursohen me një fond total prej 501 milionë lekë. Parashikojmë që procesi i rimbursimit do përfundojë brenda datës 31 dhjetor 2024 dhe do të ngarkojmë Drejtorinë e Tatimeve për mbarëvajtjen e këtij procesi”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat