back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“S’jemi parti që fsheh kutitë” / Berisha i del në krah Tabakut,...

“S’jemi parti që fsheh kutitë” / Berisha i del në krah Tabakut, i tërheq vërejtje Kalasë

Kreu i PD, Sali Berisha i doli në krah Jorida Tabakut, pas akuzave që Adriana Kalaja ka bërë ndaj saj.

Në konferencën për gazetarët, Berisha tha se Kalaja është një luftëtare e madhe e lirisë por nuk duhet të akuzojë pa fakte, ndërsa vlerësoi edhe Jorida Tabakun.

“Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme, e cila në këto 4 vite është përballur direkt me kryeministrin e Shqipërisë më shumë se kushdo tjetër, në atë linjën e saj, që ajo beson se është avokate, linjën e drejtësisë dhe paditë.
Por zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë, në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri.
E treta, Sali Berisha është shprehur për këtë se zonja Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive, siç unë kam konstatuar dhe e vërteta, jo vetëm unë.
Por, përsëri e mbyllim këtu, në qoftë se Edi Rama, për hiret e Olta Xhaçkës, urdhëroi që asnjë kuti të mos hapet, unë s’e kam bërë kurrë këtë dhe çdo kandidat që ka dyshimet më të vogla se janë bërë një padrejtësi nga cilido, unë e ftoj të marrë dokumentacionin dhe ta verifikojë.
Detyra ime është, pavarësisht nga konsideratat personale që kam, të mbroj parimet bazë.
Dhe parimi bazë është, ai që ka dyshime, le t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e të gjithë dokumentacionin.
Janë disa, nuk është vetëm zonja Kalaja. Ka edhe të tjerë.
Po ne nuk jemi parti që t’u themi mos hap kutitë. Jo, atë nuk e themi kurrë ne.
Kërko të drejtën tënde, ky është parimi ynë”-u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat