back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKupola e Policisë ndryshon kurs/ Skënder Hita merr drejtimin mes akuzave si...

Kupola e Policisë ndryshon kurs/ Skënder Hita merr drejtimin mes akuzave si i preferuari i pushtetit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi për dhënien e gradës “Drejtues Madhor” dhe emërimin e Skënder Hites në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një zhvillim i rëndësishëm në kupolën e sigurisë në vend.

Vendimi u bë publik nga Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili theksoi se përzgjedhja është bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Sipas tij, Hita u rendit ndër kandidatët më të vlerësuar në një proces konkurrues, falë përvojës së gjatë, vizionit strategjik dhe angazhimit ndaj ligjit dhe qytetarëve.

“Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtimi i saj kërkon aftësi profesionale, ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë,” deklaroi Lamallari, duke shtuar se nën drejtimin e ri pritet forcim i performancës dhe rritje e besimit publik.

Emërimi i Hitës vjen në një moment kur emri i tij kishte kohë që përflitej si një nga kandidatët potencialë për drejtimin e Policisë së Shtetit, në kuadër të ndryshimeve të pritshme në strukturat drejtuese të sigurisë.

Me mbi dy dekada eksperiencë në radhët e policisë, Hita ka mbajtur poste kyçe në disa qarqe të vendit, përfshirë drejtimin e policisë në Dibër, Durrës dhe së fundmi në Fier, ku është angazhuar në menaxhimin e rendit publik dhe operacioneve kundër kriminalitetit.

Paralelisht me profilin e tij profesional, emri i tij është përmendur edhe në raportime mediatike që kanë ngritur pikëpyetje. Në disa publikime janë përmendur drejtues policorë, mes tyre edhe Hita, në dokumente informative të viteve të kaluara që lidhen me individë të dyshuar për kultivim apo trafik droge. Gjithashtu, janë ngritur pretendime të përgjithshme për verifikime që lidhen me komunikime në platforma të koduara si Sky ECC.

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmime zyrtare që e implikojnë drejtpërdrejt Hitën në çështje penale apo hetime aktive, dhe nuk rezultojnë vendime gjyqësore apo akuza të provuara publikisht ndaj tij.

Në planin politik, emri i tij është përmendur si një nga kandidatët e preferuar për këtë post, çka ka nxitur debat mbi ndikimin politik në emërimet në radhët e policisë.

Pavarësisht diskutimeve, emërimi i tij tashmë është zyrtar, duke e vendosur Skënder Hita në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme për rendin dhe sigurinë në vend, në një kohë kur pritshmëritë për rezultate konkrete mbeten të larta.E Vërteta.al (E.S)

I preferuari i pushtetit?/ Dyshimet mbi kandidatin për kreun e Policisë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat