back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaTenderët e Unazës së Madhe nën hetim/ SPAK nis kontrolle ndaj vartësve...

Tenderët e Unazës së Madhe nën hetim/ SPAK nis kontrolle ndaj vartësve të Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka rifilluar kontrollet ndaj një rrethi prej rreth 20 personash dhe firmash, përfshirë juristë, administratorë kompanish dhe vartës të zv.kryeministres Belinda Balluku, të përfshirë në dhjetëra tendera nën hetim.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se pas 52 kontrolleve që u mbyllën para festave, gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela ka aprovuar sërish kontrolle të tjera, duke rikthyer veprimet hetimore tek institucionet përkatëse, mes të cilave Byroja Kombëtare e Hetimit.

SPAK ka sekuestruar telefonë dhe dokumentacion për gati 10 tendera, kryesisht të lidhur me projektin e Unazës së Madhe në Tiranë dhe lotet përkatëse. Kontrolli i rikthyer vjen pasi disa veprime hetimore u shtynë për pas festave, kryesisht sepse disa nga subjektet në fushën e biznesit ndodheshin jashtë vendit.

Ndërkohë, çështja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku vazhdon të jetë një pengesë për SPAK. Këshilli i Mandateve nuk ka caktuar ende një datë për mbledhjen ku do të shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit, duke parashikuar që prokurorët do të kërkojnë një masë më të ashpër se ndalimi aktual për të dalë jashtë vendit.

Po ashtu, masa e pezullimit nga detyra e Ballukut mbetet ende në fuqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë çështjen në seancë plenare më 22 janar, pasi kryeministri ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis gjykatës së posaçme dhe SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat