back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 5 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaStarmer: Britania nuk ka qenë pjesë e sulmit amerikan ndaj Venezuelës

Starmer: Britania nuk ka qenë pjesë e sulmit amerikan ndaj Venezuelës

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk ka pasur asnjë përfshirje në operacionet amerikane që synonin bombardimin e Karakasit dhe kapjen e Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro.

Starmer tha se nuk ka biseduar ende me presidentin amerikan, Donald Trump, për këtë operacion që po zhvillohet me shpejtësi këtë të shtunë, por shtoi se dëshiron të bisedojë me aleatët dhe të marrë informacion të saktë mbi ngjarjet.

“I pyetur për deklaratat e presidentit Trump se Maduro është kapur dhe paditur në Nju Jork, kryeministri britanik tha se duhet të mësojë faktet më parë,” tha Starmer. Ai theksoi se Britania, përmes strukturave të saj inteligjente, zakonisht mëson ngjarjet para se të ndodhin, duke shpjeguar hesitimin për t’u prononcuar si një përpjekje për të mos acaruar Shtetet e Bashkuara.

Starmer ndodhet gjithashtu nën presion nga opozita liberaldemokrate dhe elementë të ekstremit të majtë brenda partisë laburiste për të dënuar veprimet ushtarake amerikane. Ai rikujtoi angazhimin e tij për respektimin e ligjeve ndërkombëtare.

Sipas tij, aktualisht në Venezuelë ndodhen rreth 500 qytetarë britanikë, dhe qeveria po punon për sigurinë e tyre përmes ambasadës britanike në Karakas. Forin Ofisi ka këshilluar gjithashtu që të gjithë britanikët të shmangin udhëtimet drejt Venezuelës pas zhvillimeve të fundit

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat