back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Teze bëj një foto firmës tënde dhe ma nis"/ Ish-kreu i ARRSH...

“Teze bëj një foto firmës tënde dhe ma nis”/ Ish-kreu i ARRSH firmoste transfertat për ‘DAAM shpk’

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka zbuluar fakte të reja në dosjen hetimore që përfshin ish‑drejtorin e ARRSH‑së, Evis Berberin, të cilin SPAK e konsideron si person kyç në skemën e dyshuar të korrupsionit me tenderat e infrastrukturës. Hetuesit thonë se Berberi rezulton të ketë qenë pronari real i shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pavarësisht se formalisht kompania ishte shitur tek shtetasja Brunilda Buli – një transaksion që SPAK e konsideron fiktiv.

Kompania “DAAM” është një nga përfitueset e tenderit të Lotit 4 të Unazës së Madhe, rast për të cilin SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj ish‑zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila prej ditës së sotme është pezulluar nga detyra.

Vendime për tatime, pagesa dhe punonjës

Në një pjesë të dosjes, SPAK thekson se pavarësisht shitjes formale, Berberi “interesohej dhe merrte vendime për aktivitetin e shoqërisë”, ndërsa urdhëronte pagesa, udhëzime financiare dhe veprime administrative.

Përgjimet tregojnë se ai i jepte instruksione Ervis Lamit për pagesat tatimore, duke kërkuar shmangie të gjobave dhe kryerje të menjëhershme të detyrimeve.

Më 11 shkurt 2019, Berberi i shkruan Lamit:
“Mos me harro tatim fitimin sot se ha gjobë.”

Nga verifikimet bankare, po atë ditë është kryer pagesa e tatimit, në vlerën 293,093 lekë, nga llogaria e shoqërisë “DAAM”.

Përdorimi i të motrës për të siguruar paratë

SPAK thotë se Berberi përdorte edhe të motrën, Elektra Berberi, punonjëse në bankën Raiffeisen, për të realizuar kërkesat financiare. Në bisedat e datës 13 shkurt, ai i kërkon motrës të përgatisë kërkesën për 21 mijë euro:

Elektra: “Ta çoj te mami dhe e firmos atje?”
Berberi: “Çoje te mami.”

Në vijim, Elektra e njofton se mund të tërheqë deri në 30,000 euro pa komision, pas rezervimit të bërë.

Shitja fiktive dhe “firma e tezes”

Sipas SPAK, shitja e kompanisë rezulton fiktive. Brunilda Buli, e cilësuar nga Berberi si “Teze”, përdorej vetëm për firmë dhe dokumente.
Në një tjetër bisedë të datës 7 mars 2019, Berberi i kërkon Bullit një foto të firmës:

“Teze me bëj një foto firmës tënde dhe ma nis.”

Brunilda Buli dërgon foton, ku sipas SPAK “vërehen katër shënime në dukje, me komentin ‘Ta falsifikoj pak’”.

Transfertat 30 mijë euro drejt një kompanie tjetër

Hetimi tregon se më 25 shkurt 2019, nga llogaria e “DAAM”-it është bërë një pagesë prej 30,000 euro drejt kompanisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin:
“lik pjesor ft 282 d 15/2/19”.

Kjo pagesë lidhet drejtpërdrejt me komunikimet e Berberit dhe Lamit, të cilët diskutonin paraprakisht për “thyerjen” e shumave dhe realizimin e pagesës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat