Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur mesditën e së enjtes në SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorja Doloreza Musabelliu në cilësinë e personit që ka dijeni.
Hetimi lidhet me transferimin e një oficeri të OPGJ-së së AMP-së në Berat, një lëvizje që çoi më pas në pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP, Florjan Sulejmani.
Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Beratit, më pas i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, dhe tani është nën hetimin e SPAK si organ kompetent.
SPAK po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e transferimit dhe pasojat e tij në administratën e Policisë së Shtetit.



