back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetTryeza e opozitës/ Hasimja kritikon PD: Bashkëpunimi me PS i dëmton besueshmërinë

Tryeza e opozitës/ Hasimja kritikon PD: Bashkëpunimi me PS i dëmton besueshmërinë

Politologu Ermal Hasimja, i pranishëm në takimin e thirrur nga Sali Berisha me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ka theksuar se problemi kryesor i opozitës në Shqipëri është mungesa e besueshmërisë së qytetarëve.

Sipas Hasimjës, nëse opozita do të kishte besueshmëri, “lufta” kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama do të ishte më e lehtë dhe efektive. Ai kritikoi veçanërisht Partinë Demokratike, duke theksuar se ajo nuk mund të duket sikur po bashkëpunon me Partinë Socialiste për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në dëm të partive të vogla, dhe më pas t’i ftojë këto të fundit për të bashkëpunuar kundër qeverisë.

“Problemi kryesor që ka sot opozita, jo thjesht PD, është besueshmëria. Në çdo vend normal evropian, një opozitë normale do të mjaftonte që regjimet e këtij lloji të fshiheshin jo vetëm nga pushteti, por edhe nga historia,” tha Hasimja.

Ai shtoi se bashkëpunimi i opozitës me partitë e vogla është i domosdoshëm, pasi shumë vota të këtyre forcave janë të majtë të zhgënjyer që nuk do të shkonin tek e djathta. Politologu theksoi se PD duhet të tregojë nivel të lartë besueshmërie dhe parimshmërie dhe të vazhdojë bashkëpunimin me partitë e vogla në mënyrë të sinqertë, duke përjashtuar çdo marrëveshje që favorizon PS në dëm të forcave të vogla.

Hasimja vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e mbrojtjes së sistemit të drejtësisë si një tjetër pikë kyçe për bashkëpunimin opozitar. Ai përmendi se qëndrimet e fundit të PD-së tregojnë një qasje më pozitive ndaj mbrojtjes së institucioneve të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat