Monika Kryemadhi është shprehur se prej 7 muajsh ka zero komunikim me Ilir Metën.
Edhe ditën kur do të njiheshin me masën e sigurisë në GJKKO ka reaguar se përse ishte me të në një sallë.
Sot nga 313-ta Ilir Meta bëri një postim në rrjete sociale, ndërsa Kryemadhi u filmua në Kuvend duke e lexuar me kuriozitet.
E ulur e vetme në fund të sallës, ajo ka lexuar ndër të tjera akuzat që ish-bashkëshorti ka lëshuar në drejtim të saj.