Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) z. Artur Metani për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin jetik të ILD-së në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave.
Znj. VanHorn nxiti ILD-në të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të larta të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit në muajt dhe vitet në vijim.



