back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaZgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë/ Caktohet data kur do të mbahen

Zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë/ Caktohet data kur do të mbahen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 28 dhjetor. Vendimi u bë publik gjatë një konference për media, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike.

Gjatë takimit, tetë parti mbështetën datën 28 dhjetor, pesë parti ishin për 21 dhjetorin, ndërsa tre parti thanë se çdo datë ishte e pranueshme.

Osmani ka nënshkruar gjithashtu dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur qeverinë e re për herë të dytë. Presidenca bëri të ditur se vendimi merret në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, duke shpërndarë zyrtarisht Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat