back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia2.4 milionë lekë për një ndërtim pa leje/ SPAK çon për gjykim...

2.4 milionë lekë për një ndërtim pa leje/ SPAK çon për gjykim policin bashkiak

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion lidhur me një rast ndërtimi pa leje në Tiranë.

Të pandehurit janë Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë e Tiranës, dhe Ahmet Mashollari, i cili dyshohet se ka dhënë një shumë parash në mënyrë të paligjshme për të shmangur ndëshkimin administrativ.

Sipas SPAK, Cani ka përfituar 2.400.000 lekë për të mos kryer veprimet ligjore ndaj një ndërtimi pa leje të kryer nga Mashollari. Ky përfitim i parregullt ka pasur për qëllim mosraportimin e shkeljes, mosvendosjen e gjobës përkatëse, si dhe shmangien e prishjes së objektit të ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

“Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Në përfundim të hetimeve, SPAK ka ngritur akuzat ndaj Besmir Canit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 259/2 të Kodit Penal si dhe ndaj Ahmet Mashollarit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 244/2 të Kodit Penal.

Dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat