back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia “2 persona vranë të miturin dhe plagosën një tjetër?”/ Kush po gënjen...

 “2 persona vranë të miturin dhe plagosën një tjetër?”/ Kush po gënjen policia apo babai i 14 vjeçarit

Një ditë më parë, Fiqiri Meçe, babai i shokut të viktimës, 14-vjeçarit i cili u plagos gjatë konfliktit dhe që momentalisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore, ka zbuluar se autorë të ngjarjes janë dy, dhe jo vetëm M. P. Ndaj të cilit është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai u shpreh se djali i ka rrëfyer gjithçka, ashtu siç ia ka treguar edhe autoriteteve policore, se autori i dytë ka pasur një thikë me të cilën ka goditur, që ka qenë më e vogël se ajo që i mori jetën 14-vjeçarit Cani.

Sot policia ka reaguar duke e hedhur poshtë këtë deklarata dhe duke u bërë thirrje mediave se po dëmtohet sekreti hetimor dhe po dezinformohet publiku.

Versioni i policisë

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat