back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTë rinjtë, kundër “rrymës” në tregun e punës/ BB: Vetëm 15% e...

Të rinjtë, kundër “rrymës” në tregun e punës/ BB: Vetëm 15% e të diplomuarve mbarojnë degët që kërkon biznesi

Elisabeta Dosku

Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë, por ndërsa numri i studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit të lartë është rritur, ekziston një disbalancë e theksuar mes fushave të studimit. 

Në këtë konkluzion del Banka Botërore, ku sipas të dhënave të publikuara së fundmi,  më pak se 15 për qind e të diplomuarve në Shqipëri janë nga programet STEM  të cilat përfshijnë shkencë, teknologji, inxhinieri, matematike, krahasuar me norma që janë dyfish më të larta në ekonomitë e avancuara të Evropës.

Banka Botërore sugjeron që për të siguruar që arsimi i lartë të kontribuojë në mënyrë efektive në rritjen ekonomike, Shqipëria duhet të përqendrohet në përmirësimin e cilësisë dhe rëndësisë së arsimit.

Sipas Bankës Botërore, në veçanti, arsimimi në degët  shkencë, teknologji, inxhinieri, matematike (STEM) në arsimin e lartë është jetësor për zhvillimin e një force pune të kualifikuar, nxitjen e inovacionit dhe adresimin e sfidave globale.

Ky institucion vlerëson se duke integruar këto aftësitë, duke promovuar të mësuarin ndërdisiplinor dhe duke rritur pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara, arsimi STEM mund të kontribuojë ndjeshëm në përparimin ekonomik dhe shoqëror.

Pavarësisht përparimeve të rëndësishme, cilësia e arsimit në Shqipëri mbetet ende nën kërkesat e tregut. Anketat me bizneset tregojnë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një pengesë e rëndësishme për bizneset.

Prandaj, sugjerohet se është thelbësore të harmonizohen rezultatet arsimore me nevojat e tregut të punës, duke siguruar që të diplomuarit të zotërojnë aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit. Duke mësuar nga shembujt e suksesshëm të vendeve të tjera, mund të adoptohen praktikat më të mira për të mbushur këtë hendek.

Raportit ekonomik i Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, nënvizon rolin thelbësor të arsimit të lartë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimin e inovacionit në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat