back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet"Të vërtetat e protestës për Martin Canin"/ Migen Qiraxhi i përgjigjet Artan...

“Të vërtetat e protestës për Martin Canin”/ Migen Qiraxhi i përgjigjet Artan Fugës

Profesor Artan Fuga ka komentuar protestat për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën “Fan S. Noli” disa ditë më parë.

Ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik.

Por, sipas Fugës duhen lënë pas makabritetet dhe shkrimet me gjak nëpër mure, sepse shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet.

“Shkolla ka nevojë për ide të reja, kush i ka t’i japë, jo për gjak në mure institucionesh, makabritete!

Shkolla ka nevojë të hapet, të liberalizohet, të mos jetë autoritare as e centralizuar, jo të mbyllet në mënyrë policeske!

Arsimi, edukimi, informacioni dhe teknologjia e re duhet të jenë fjalë kyçet e një shkolle të re!

Nuk kuptoj se kush i organizon marshimet te ministria e arsimit, apo nuk ka punë tund derën?”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Migen Qiraxhi një nga prindërit protestues por edhe pjesë e “Qëndresës  Qytetare”, ka reaguar, duke i kthyer përgjigje Fugës një për një në të gjitha pikat që profesori ngre.

Që do të thotë se protestën nuk e kanë organizuar prindër që s’kanë çtë bëjnë e të tundin derën, por qytetarë të tërë që janë të shqetësuar për të ardhmen e këtij viti.

Më poshtë po sjellim reagimin e plotë të Qiraxhit:

Profesor i nderuar Artan Fuga pa cënuar të drejtën tuaj për të mos besuar apo qënë kundër protestës, do dëshiroja të kontriboja në disa të vërteta që meritojnë të jenë në dritë!

Unë po i jap përgjigje njërës nga pyetjeve ku thua “nuk kuptoj kush i organizon marshimet” ?

Marshimit janë organizuar nga  Ermelinda Hoxhaj Sidorela Vatnikaj  Rigels Xhemollari Kolindo Vjerdha Gentian Sejrani Edison Lika , Igli Llapaj, Migen Qiraxhi, Esmeralda Keta , Aneo Hila, Etleva Kondakçiu , Laureta Spahiu edhe shumë prindër të tjerë me kontribute të ndryshme prej shumë vitesh për çështjet e Arsimit jo vetëm me protestat e fundit!

Profesor ju garantoj që prej nesh dhe organizatorëve prej vitesh nuk ka munguar kontributi në ide të cilat ju ftoni që sot duhet ti japim, madje ata kanë dhënë më shumë, në analiza në forume në monitorime në rekomandime e më tej në denoncime e më tej në procese gjyqësore, për të rëndësishmen ‘arsimin’ në vend, dhe prej të cilave në shumë prej tyre jemi vlerësuar nga ju.

Nga ne nuk është kërkuar që pas cdo vogëlushi të vendoset polic, me shumë mundësi jeni dizinformuar por është kërkuar që pas çdo shkolle zbatimi i ligjit për të pasur një oficer pas cdo shkolle që në 54% të shkollave nuk e kanë. Dhe psikolog në standardin europian 1 me 200 jo 1 me 500 – 1500 siç edhe jemi.

“Të lejnë makabritetet me njolla në mure” kërkoni ju nga protestuesit dhe menjëherë më kujton një nga reagimet te tua pas tërmetit të 5 vitve më parë ku qeveria udhëzonte të fokusoheshim tek halli që na kish zënë tek zgjidhja por jo te llogaria dhe politika dhu ju thonit i thonit atëhere me të drejtë “Por këta tipa, harrojnë se edhe në ngushëllime vdekjeje shqiptari bisedon për shoqërinë, njerëzit, politikën, jetën.”

Reagimi që është bërë në këto 4 protesata ka qënë një ngjarje fantastike demokracie dhe lirie që ka bashkuar individë intelektualë organizata, gazetarë, qytetarë prindër nxënës, që një pjesë e mirë e tyre të paktën në 10 vitet e fundit kanë bërë maksimumin për të zhvendosur rrjedhën e edukimit në vend shpesh e pushtuar nga fenomeni i kriminalizimit të botës akademike të vendit deri tek fitorja e betejave të vogla për standartet e fëmijëve në bangot e shkollave, tryezave me shumë intelektualë, peticionave me më shumë se 50 Prindër (me 600 prindër), që pas vrasjes së ndodhur tek Shkolla Fan Noli thirën protestë si formë e demokracisë për ti dalë përballë institucionit që asnjëherë nuk e patën në krahë apo në tryeza.

Me shumë përulësi edhe si një lexues dhe ndjekës prej vitesh i juaj ju ftoj ta rikonsideroni edhe njëherë që protesta e qytetareve kontribon mbase më shumë se sa një status për qëllimet që i kemi të përbashkëta, gjithashtu është me vlerë të njihni kontributin e njerëzve që kanë pasur kurajon të reagojnë në këto kohë të vështira reagimi, të cilët edhe njollosin institucionet kur lipset nevoja!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat