back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAgron Shehaj: U dhunova, rrugët me PD ndahen këtu/ Zbulon se përse...

Agron Shehaj: U dhunova, rrugët me PD ndahen këtu/ Zbulon se përse demokratët nuk e lejuan të fliste

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia” ka njoftuar ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike.

Ai ka thënë se opozita nuk lejoi që të fliste për skandalin me 1.3 miliard euro e rrugës Thumanë-Kashar.

Kisha një raport që fatkeqësisht u prish. Mesa duket nuk ishin dakord që unë të bëja opozitën e vërtetë, të flisja për aferat e vërteta, një skandal i jashtëzakonshëm, 1.3 mld euro.

Me kaq para mund të rriten pensionet, vendoset minimumi jetik. Ata vendosën që për këtë skandal të mos flitet. Rrugët tona ndahen. Unë kam qëndruar aty prej orës 11 ose 12. Për 3 orë rresht. Atë që nuk e bëri Edi Rama, e bëri një përfaqësues i opozitës që largoi me dhunë nga foltorja një përfaqësues tjetër të opozitës. Nuk u pëlqen që unë flas për oligarkët”, ka thënë Shehaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat