back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShqipëria e Kosova mbledhin dy Kuvendet në Prishtinë/ Konjufca: Duhet të jemi...

Shqipëria e Kosova mbledhin dy Kuvendet në Prishtinë/ Konjufca: Duhet të jemi bashkë në çdo rrethanë e pa asnjë kusht

Për herë të parë në Prishtinë mbahet seanca e parë e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë. 130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës. E pranishme edhe presidentja Vjosa Osmani.

Seanca e përbashkët drejtohet nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufcka.

“Kosova po e mbyll edhe këtë vit nga elemente të lidhura me Serbinë dhe që synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride. Kjo seancë duhet të shihet si dëshmi që Kosova e Shqipëria janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë e pa asnjë kusht” tha kryetari i Kuvendit

Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i axhendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike. Më konkretisht, bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.

I pari që mban fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.

Në listën e Partisë Demokratike dallohet se mungon kryetari Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha që tashmë i ka ndarë rrugët me partinë që drejtoi më parë.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Për herë të parë dy Kuvendet zhvilluan takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat