back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Ish krerët e UÇK po mbahen peng në Hagë”/ Rama: E sotmja,...

“Ish krerët e UÇK po mbahen peng në Hagë”/ Rama: E sotmja, asgjë pa Hashim Thaçin

Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi në Hagë ndaj ish udhëheqësve të UÇK, është i parregullt.

Rama tha se e sotmja nuk do të ishte e njëjtë pa Hashim Thaçin.

“Pa përfaqësuesit e UÇK-së nuk nisemi, as sot, as nesër, asnjëherë. Vetëm bashkë. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së. Pa Hashim Thaçin e shokët e tij që udhëtuan bashkë me Rugovën e Qosjen, ne nuk e dimë, çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës, por çfarë ne dimë me siguri është se ato qaste nuk do të kishin ardhur, dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mme në krye Hashim Thaçin”, tha ai.

Sipas tij, të akuzuarit po mbahen peng.

“Ashtu si nuk ka asnjë arsye, që Kosova të presë çfarë duhet të beje Serbinë. Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë, dhe sot do e lërë në bisht. Që të mos kemi pësime historike, kur sot fatin e përbashkët kombëtar, e kemi dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Nuk udhëtojmë, pa përfaqësuesit e UÇK nuk nisemi, as sot, asnjëherë. Vetëm bashkë. Tha Rexhep Qosja, një anëtar i delegacionit. Ju solla këtë paragraf në këtë foltore, pak më shumë se 10 vjet më parë. Më rrëqeth aktualiteti i atyre reshtave, rë cilat Rexhep Qosja i pati shqiptuar. Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK që Qosja i kërkoi në atë udhëtim. N edimë me siguri, se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa UÇK, me në krye Hashim Thaçin.

Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku  u shpall dhe u frmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Seli mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare. Unë, as nuk e kam diskutuar asnjëherë të drejtën e asaj gjykate, për të bërë punën. Është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të pavarura nga gjykatësit.”, theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat