back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetPandeli Majko: Gati të dorëzoj çdo imunitet parlamentar/ “Ti kërkohet SHIK-ut, informacion...

Pandeli Majko: Gati të dorëzoj çdo imunitet parlamentar/ “Ti kërkohet SHIK-ut, informacion për aludimet e Berishës”

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i ka kërkuar që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Berisha.

Përmes një reagimi në Facebook, Majko shkruan se është gati të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur ndaj tij në deklarimet publike të Berishës.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…

I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës”, shkruan Majko.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat