back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëNintendo prezantoi gjeneratën e dytë të konsolës Switch

Nintendo prezantoi gjeneratën e dytë të konsolës Switch

Pritja ka marrë fund ndërsa Nintendo përmes një videoje në YouTube prezantoi Switch 2. Është pasardhësi i modelit origjinal Nintend Switch dhe përfshin mbështetjen për gjeneratën e parë.

Më shumë rreth konsolës do të mësojmë më 2 Prill 2025 ndërsa një datë debutimi ende nuk është bërë publike.

Traileri tregoi disa momente të lojës Mario Kart duke operuar në Switch 2 ndërsa ka spekulime se Mario Kart 9 do të vijë së bashku me konsolën në momentin e debutimit.

Prezantimi i Switch 2 është pritur prej kohësh. Interesi i komunitetit për konsolën ishte e lartë saqë presidenti i Nintendo u detyrua që në Qershor të 2024 të thoshte se pasardhësi i Switch do të prezantohej në tre mujorin e parë të 2025./PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat