back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikëVrau të birin me thikën e bukës, 74-vjeçari: Kur goditi edhe vajzën...

Vrau të birin me thikën e bukës, 74-vjeçari: Kur goditi edhe vajzën m’u errësuan sytë

Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë të birin Asim Gjoni një natë më parë në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor.

I moshuari i arrestuar tashmë nga policia e Tiranës, ka pranuar krimin dhe ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja.

Fillimisht babai dhe djali kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin.

Pas kësaj, 37-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babanë, i cili është rrëzuar në tokë.

Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeçarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të qetësonte gjakrat mes tyre.

Sipas dëshmisë së të moshuarit, djali ka goditur edhe motrën dhe 74-vjeçari është ngritur, ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë të birin.

“Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Ai filloi sërish të më tallte dhe u acarova, e iu ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit edhe ai dhe më goditi, dhe unë u rrëzova pastaj. Më pas ndërhyri vajza ime ku i bërtiti Asimit pse e godiste babain.

Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment m’u errësuan sytë dhe u ngrita, mora thikën dhe e godita djalin. Situata më doli jashtë kontrollit, nuk doja ta vrisja djalin”, tha Hekuran Gjoni.

Me plagët e marra, 37-vjeçari Asim Gjoni, baba i dy fëmijëve është transportuar në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Krimi në familje u shënua brenda në banesën e tyre mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:50 në zonën e njohur si Kodra e Priftit në kryeqytet.

I moshuari është arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes duke marrë dhe dëshmitë e familjarëve të tjerë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat