back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniDorëheqja e Vuçeviç/ Kush janë emrat e mundshëm për kryeministrin e ri...

Dorëheqja e Vuçeviç/ Kush janë emrat e mundshëm për kryeministrin e ri të Serbisë

Pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Millosh Vuçeviç, që çoi në rënien e Qeverisë së Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur se do të njoftojë së shpejti nëse do të mbahen zgjedhje të reja.

Sipas tij, në rast se nuk do të ketë zgjedhje, janë disa kandidatë për t’u zgjedhur si kryeministër. Dy emra kanë nisur të përmenden për këtë post, ministri i Financave Sinisha Mali dhe ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriç. Sipas burimeve të “Nova.rs”, njëri prej këtyre kandidatëve ka më shumë shanse për shkak të mbështetjes së tij të brendshme.

Sinisha Mali, i cili u përmend vitin e kaluar si kandidat për kryeministër, ka theksuar se është më i fokusuar në punën dhe rezultatet sesa në funksionet e larta shtetërore. Ai është një person i besuar nga partia dhe presidenti, dhe konsiderohet një figurë kyçe në administratën e SNS, sidomos për mbylljen e marrëveshjeve të rëndësishme financiareNjë tjetër emër i mundshëm është Marko Gjuriç, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-ambasador i Serbisë në SHBA.

Ai është konsideruar si një nga emrat më të favorizuar për këtë post, me një mbështetje të dukshme nga SHBA, pasi ambasadori amerikan në largim Christopher Hill lavdëroi arritjet e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

Në një analizë të bërë nga Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, u shpreh se presidenti Vuçiç mund të kërkojë emërimin e një kryeministri për të qetësuar protestat, edhe pse kjo është një detyrë e vështirë. Popoviç ka shprehur preferencë për Marko Gjuriçin si kandidatin më të sigurt, duke e parë atë si një mundësi për të qetësuar situatën politike. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do të jetë në dorë të presidentit Vuçiç.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat