back to top
28.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëApple ju ofron përdoruesve mundësinë e transferimit të blerjeve mes llogarive

Apple ju ofron përdoruesve mundësinë e transferimit të blerjeve mes llogarive

Një lajm që erdhi si surprizë Apple bëri diçka që mund tu kursejë para. Kompania tashmë lejon përdoruesit të transferojnë blerjet nga një llogari Apple tek një tjetër.

Transferimi përfshin filma, libra, aplikacione të muzikës etj. Megjithatë përdoruesit mund të zhvendosin blerjet vetëm nga llogaritë dytësore tek llogaritë parësore.

Konkretisht mund të transferoni blerjet vetëm tek një llogari me më shumë shërbime sesa llogaria prej ku po bëni transfertën.

Përpara se të filloni migrimin, sigurohuni që jeni të kyçur në të dy llogaritë në pajisje dhe llogaria dytësore nuk është pjesë e një plani Family Sharing ose Purchase Sharing.

Duhet të keni verifikimin me dy faktor të aktivizuar tek të dy llogarisë dhe të jeni regjistruar me të njëjtën vendndodhje. Së fundi duhet të shpenzoni çdo balancë të ngelur.

Për të filluar me transfertën duhet të shkoni në Media and Purchases dhe më pas tek opsioni Migrate Purchase. Ndiqni hapat që shfaqen në ekran dhe pasi migrimi të ketë përfunduar, dilni prej llogarisë dytësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat