Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka rikonfirmuar idenë për shkrirjen e SPAK-ut nëse vjen në pushtet.
Sipas tij në qeverisjen e PD-së, nuk do të ketë prokurori politike.
T”ani, nuk duhet, mendoj unë, të bëjmë interpretime jashtë kontekstit. Ajo që kam deklaruar dhe deklaroj unë, se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do të ketë prokurori politike. Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash.
Por, unë ftoj qytetarët, meqënëse është një gjeneratë e tërë që nuk ka jetuar diktaturën dhe më shumë, të mos harrojnë se gjatë diktaturës prokuroria staliniste e pushtetit të Enver Hoxhës, krahas dënimeve politike, jepte me dhjetëra, qindra dhe mijëra dënime për krime jopolitike ordinere.
Për ata që e riujtojnë atë kohë, Skapi sot bën të njëjtën gjë krahas dënimeve politike për llogari të Edi Ramës jep dhe dënime të tjera. Por, e para ishte prokurori politike, dhe e dyta është po kështu kaq politike. Dhe kështu, Shqipëria një vend i lirë, sovran i pavarur nuk mund të ketë kurrë, dhe nuk do ketë kurrë prokurori politike.
Kjo është përgjigja ime për qytetarët shqiptarë”, ka thënë Berisha.