Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka denoncuar ashpër politikat e qeverisë, duke i cilësuar ato si dëmshëm për qytetarët shqiptarë dhe përfshirëse në korupsion dhe plaçkitje të pasurive publike.
Ai ka akuzuar mazhorancën se ka krijuar një hendek të thellë mes të pasurve dhe të varfërve, duke votuar ligje që favorizojnë pasurimin e zyrtarëve të lartë, ndërsa lënë pas dore pensionet dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Berisha ka ngritur shqetësimin se, gjatë periudhës së qeverisjes së aktualëve, ka pasur një shpërthim të largimit të qytetarëve nga Shqipëria, ndërsa pasuritë e udhëheqësve të shtetit janë rritur ndjeshëm.
Ai ka theksuar se qeveritarët dhe deputetët e mazhorancës janë bërë mburojë për plaçkitjen e pronave publike dhe kanë shpërfillur interesat e qytetarëve. Në fjalën e tij, Berisha ka përdorur shembuj konkretë për të ilustruar këtë situatë, duke e quajtur qeverinë një ‘narkoparlament’ dhe duke përmendur pasuritë dhe jetën luksoze të zyrtarëve të lartë.
Gjatë fjalës në sallën e parlamentit, Sali Berisha i ka bërë një rezyme vjedhjeve, skandaleve dhe mashtrimeve të qeveritarëve të Edi Ramës, që nga Pirro Vëngu e deri te Belinda Balluku.
‘Nuk mundet që shqiptarët të pranojnë, cinizmin tuaj ekstrem ndaj tyre, mashtrimet një pas një të premtimeve të padrinos tuaj. Ju sot nuk duhet të kishit ardhur fare në parlament’, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.
Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë që të mos dalin para shqitarëve dhe të kandidojnë për deputetë. ‘Mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma të një regjimi unik në Europë’, u shpreh Berisha.
Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi në sallën e parlamentit të Shqipërisë, se zgjedhjet e 11 majit do të jenë fundi i narkokracisë. ‘Shqipëria Madhështore’ e djemve dhe vajzave të shqiptarëve, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha në fund të fjalës së tij.
FJALA E PLOTE:
Zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja kryetare, të dashur qytetare dhe qytetarë.
Kjo është seanca defakto e fundit e këtij parlamenti.
Unë po mbroj një të vërtetë, megjithatë nëse gjindet një Harasanas i asaj familje që është lënduar nga fjala ime, unë i kërkoj këtu ndjesë, por unë thashë të vërtetat, se ai mbeti një avokat i pavarur i atyre vlerave dhe parimeve socialiste, të themi atë që është, atë që besonte.
Atë e ndante një det i tërë me narkorilindjen dhe narkoparlamentin.
Rikthemi tani, se pse ju do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës komuniste në Shqipëri.
Pse ju do hyni në histori si narkoparlamenti? Sepse ju për herë të parë në historinë 34-vjeçare ju votuar me dhjetëra ligje dhe vendime, në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë.
Votuat ligje dhe vendime me anë të të cilave, shumëfishuat rrogat tuaja dhe rrogat e larta të zyrtarëve, dhe kur erdhi puna tek pensionet ju latë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionistë dhe në këtë parlament, kreu i juaj, padrinoja i Shqipërisë deklaroi se, nëqoftëse lëvizim pensionet minimale, Shqipëria merr fund dhe bie në katastrofë.
Pra në rrafshin human, njerëzor ju me vendimet dhe ligjet tuaja, buxhetin që bëtë, thelluat në
mënyrë të tmerrshme hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në këtë vend.
Ju u bëtë strumbullar themelor i politikave të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
A e dini ju se, në 4 vitet tuaja të zeza, kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991, të daljes nga diktatura komuniste.
A e dini ju se në një kohë kur kanë ikur qindra mijëra shqiptarë, pasuritë tuaja janë 5-fishuar, janë 10- fishuar.
A e dini ju se kontot bankare të ministrave tuaj dhe të kreut tuaj, padrino kanë kufi vetëm qiellin.
A e dini ju se u bëtë mburojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga deputetë tuaj, nga kreu juaj, i buxhetit. Unë e shoh se e fshihni fytyrën tani para kamerave, por pavarësisht se ulni kokën kështu, populli ju sheh mirë.
Nuk mundet të mos shoh qytetari tek ju, njerëzit e pashpirt. Nuk mund të mos jetë i ndërgjegjshëm qytetari, që kryetari juaj blen vazon në oborr për tu eglendisur si sulltan, aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike.
Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin.
Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament.
E vërteta është kjo, se ju nuk doni të ja dini fare se ekzistojnë të varfër në këtë vend.
Nuk mund që qytetari të mos e dijë se, që kur u vu ky Vengu, dezertori i NATO-s në portin e Durrësit, 1 kilogram kokaninë nuk është kapur dhe u shpërblye ky për tu bërë ministër, se klaneve të drogës u hapi portin.
Nuk mund qytetari të mos e dijë se, lubi loti e ndau unazën e Tiranës në 14 kontrata.
Eureka, e gjeta se si të vjedh më shumë, rekord botëror Guines.
Dhe kjo zonjë, kur kërkoi të ngrihet në këmbë parlamenti për të nderuar Martin Canin, rrinte e zgërdhihej pas shpinës time.
Janë të stamposura në memorien e qytetarëve shqiptarë të gjitha këto.
Po, po, nuk mundet që shqiptarët të pranojnë, cinizmin tuaj ekstrem ndaj tyre, mashtrimet një pas një të premtimeve të padrinos tuaj.
Ju sot nuk duhet të kishit ardhur fare në parlament.
Ju po të kishit minimumin e ndërgjegjes shoqërore, në mbledhjen e grupit të kishit vendosur, të mos dalim më para shqiptarëve. Absolutisht, ky do të ishte vendimi më i drejtë që mund të mirrni.
Kjo që po them janë të vërteta.
Nuk mundet që ju, qytetari të mos e dijë se Tao Tao, është bashkëpunëtori i ngushtë i Bajrëve, i Rrahjave i Çelëve, me dokumente.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se anëtarë të grupit tuaj përdornin imunitetin për të fshehur krime monstruoze.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ju i rrëmbyet mandatin një deputeti guximtar, një deputeti trim, një deputeti që përfaqësoi me dinjitetin më të madh zgjedhësit e tij në Korçë dhe Shqipëri, Ervin Salianji sepse ja nxorri lidhjet e tmerrshme të krimit, Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. Dhe ju e burgosët atë, ju e votuat në kor për ti marrë imunitetin me gjykatës dhe prokurorë politikë dhe sot ai është në burg, duke menduar se kështu i shpëtua ju verdiktit të qytetarëve.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se, ju jeni ata që votuat në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës, në një kohë kur, o të mjerë, nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin.
Nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin.
Dhe ju si kukulla mjerane e votuat.
Tani priteni, e bëtë, do u kthehet. Karma ju vjen mbrapa.
Unë pranova shumë për të mbrojtur parlamentin, kurse ju u ngritët para parlamentit, mendon se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën.
Ju keni montuar një sistem procesesh politike të turpshme, dhe menduat se këto do ti mbyllni. Jo nuk mbyllët asgjë. Këto vazhdojnë, vazhdojnë. Pra në këtë aspekt, ju jeni shumë, shumë më keq se parlamenti i vitit 1991.
Se vërtetë ata ishin ish-ministra, ish-deputet, ish-anëtar byroje, etj., etj., por kishin një vetëdije se bota po ndryshon, se Shqipëria po ndryshonte, dhe se këtë nuk mund ta ndalonin.
Kurse ju kujtuat se, narkodiktatura do mund të zgjasë,
Sa herë ua thashë unë që, narkodiktaturat nuk kanë të ardhme dhe tani që po merr fund, çfarë
do thoni ju, më thoni?
Këshillën e fundit kam, mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë.
Të një regjimi që me një gjenocid të butë po shfaros shqiptarët.
Të një regjimi antishqiptar që vuri Kosovën nën sanksione. U bë një me Beogradin. Të një kukulle të armikut numër 1 të njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros.
E tani çfarë do thoni. Prap do mbroni kukullën e Sorosit? Shqiptarët e morën vesh se çfarë përfaqëson Soros.
Edi Rama bëri gjithçka që me Sorosin të më shpallte non grata. E keni vënë re se nuk e përmend më atë fjalë.
Shkoni, ju lutem, shkoni e pyeteni pak ju zonja, thoni; o shef, o bos, pse nuk e thua dot atë fjalë më. Jo thuaje po deshe i thoni, por shkon e futet në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore.
Të gjitha këto, mendoj se është finalja e këtij parlamenti, është dita e fundit e tij dhe garantoj shqiptarët se, 11 maji është fundi i narkokracisë dhe paketa e dhembshurisë, e shpëtimit të çdo shqiptari nga varfëria ekstreme do të jetë javën e parë e gatshme për tu votuar.
Kam disa premtime për shqiptarët unë tani, se deri tani u mora me ju.
Sigurisht unë do të respektoj kodin e parlamentit, por vërteta është që mirë nuk është të flitet
asnjë fjalë pa ardhur padrinoja këtu.
Pa ardhur padrinoja këtu sepse ka 2 muaj që nuk guxon të shkelë në parlament, ka dy muaj që flet me veten çdo mëngjes, sy në sy monolog dhe nuk takon dot një gazetar. Për arsye se mëkatet dhe krimet e kanë kapluar nga të gjitha anët.
Dhe tani thotë, Edi të thonë që je hajdut, por unë nuk jam hajdut, edhe fillon e thotë se, pse unë nuk kam vjedhur, se jam 2 metra i gjatë dhe thotë, ti je i pashpirt, jo unë jam me shpirt se u ktheva nga Parisi kur ndodhi fatkeqësia. Dhe çfarë nuk thotë, e futet në zhaba, zhapinj e hardhucë.
Por dje ua tha ju, armiq që punoni pas shpine. Për kë e kishte, më thoni mua.
Për mua nuk e kishte se unë i dal përballë, për ju e kishte.
Po. Prandaj thirreni këtu, mos e lejë këtë papagallin mbrapa të flasë për të, se ky është, ç’e pyet si është ky. I kam paraqitur unë në parlament të gjitha, dosjen e tij. Do ta paraqes vazhdimisht.
Thirre, bëj një akt, të kërkon populli thuaj në parlament me të. Nuk vjen dot.
Unë edhe njëherë zotohem para shqiptarëve se, ‘Shqipëria Madhështore’, Shqipëria e ëndrrës së djemve dhe vajzave të tyre, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë.
Se brenda 3 muajve do të përmbyset shpërndarja e buxhetit.
Do të ju shkojë në radhë të parë, tek ata që vuajnë dyhe numërojnë këfshatën.
Tek ata që nuk blejnë dot ilaçet. Merr fund ajo.
Do të shkojnë paratë për shkolla, kopshte, spitale, për të sëmurët, për ilaçe.
Do të detaksohen ushqimet e të gjithë atyre që janë në nevojë.
Do vendoset minimumi jetik 200 euro.
Rroga minimale 500 euro.
Rroga mesatare 1200 euro.
Edhe do dalë të thotë ai, se kjo është katastrofë. Se po të rritet pensioni minimal Shqipëria përmbyset.
Shqipëria nuk pëson asgjë, Shqipëria bëhet më e drejtë, më e ndershme, më fisnike dhe ne do ta bëjmë atë.Search