back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAvokati amerikan i Veliajt mbërrin në Apelin e GJKKO

Avokati amerikan i Veliajt mbërrin në Apelin e GJKKO

Joshua Roberts, avokati amerikan që po ndjek çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sapo ka mbërritur në GJKKO.

Roberts është përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP.

Ditën e djeshme ekipi i avokatëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

“Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt.

Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.

Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA.

Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Nuk do t’ju përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj ndonjë vërejtje sot”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat