Petro Koçi ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e garës më 11 maj, pasi nuk do të jetë pjesë e listave të hapura të PS.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se vendimi i tij është marrë pas spostimit faktik të tij nga strukturat e PS.
“Unë nuk do të jem në listën përfaqësuese të kandidaturave për deputetë, jo për ndonjë paburrëri politike, frikë dështimi personal apo braktisje të shpirtit të solidaritetit, por sepse ndryshe nga të gjithë ju jam i vetmi që nuk kam shansin e startit në kushte të barabarta sepse nuk kam në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale.
…Megjithatë ky ndryshim në përgjegjësinë drejtuese solli një spostim jotransparent dhe mospërkufizim të qartë të funksionit tim në zonë. U ndërpre si me thikë përfshirja ime në aktivitetin organizativ të partisë duke mos u lajmëruar kurre për kalendarin e përditshëm të mbledhjeve dhe takimeve, përjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmërimet mbërrinin nëpërmjet rrjetit në grupin Whatsapp të deputetëve. Nuk di nëse kjo situatë ishte e orientuar apo ishte pasojë e ndonjë intrige shpirtvogël. Megjithatë e fal çdo kënd që më apo pa dashje ka gisht në këtë mëkat, i cili mbetet i parëndësishëm për interesa përtej meje”, shkruan mes të tjerash ai.
Reagimi i plotë i Petro Koçit:
E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,
E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;
1. Une do punoj me sa me ha krahu dhe kudo me shpien kembet per fitoren e PS ne zgjedhjet e 11 Majit. Fatmiresisht eci dhe ngjis shkallet me shpejt dhe pa mu marre fryma ne krahasim me dhjetera te tjere qe jane ne moshe me te re politike apo biologjike.
2. Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.
3. Pas nje fushate jotregetare ne zgjedhjet e fundit vendore ne kryeqytet bashke me strukturen organizative te zones e nxorem Kombinatin te parin, me nje rezultat qe e çoi steken elektorale ne 60% per PS.
4. Caktimi i Blendi Gonxhes si pergjegjes politik ne zone ishte nje zgjedhje e mencur dhe e qelluar sepse problemet madhore te Kombinatit si pasojat e termetit, procesi i rindertimit apo impakti i projekteve madhore te unazes apo te Lanes kerkonin nje fuqi ekzekutive te dedikuar dhe kompetente per tua koordinuar zgjidhjet. Une e vleresoj shume punen e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do jete serish i pari ne garen zgjedhore.
5. Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Whatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje.
6. I mbetem mirenjohes Edi Rames per riperfshirjen time ne pergjegjesi te larta politike qe mund te mos ndodhte pa tolerancen e tij pas perplasjeve te vitit 2008, nje perfshirje qe filloi me mirepritjen ne mitingjet kunder pushtetit te Berishes pas zgjedhjeve te 2009 es dhe vazhdoi me bashkepunimin e ngushte ne luften kunder korrupsionit ne protesten e 21 Janarit 2011, me zgjedhjet e vjedhura te Tiranes te atij viti, zgjedhjet e 2013 es e pastaj kulmoi me detyrat e larta te besuara te zevendesministrit te Mbrojtjes e te deputetit ne zgjedhjet e 2021. Uroj qe kete besim ta kem shlyer ne lartesine e duhur. Jua them keto per te deshmuar se nuk jam nga ata qe mendojne se PS u ka borxhe. Perkundrazi!
7. E shfrytezoj kete komunikim publik per ti bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.
8. Keto zgjedhje jane me rendesi historike kombetare sidomos ne 2 aspekte ku me i rendesishmi eshte integrimi europian i cili do te nderpritej dhe do te shtyhej nese Koalicioni i Krimit Madheshtor do kishte shansin te fitonte zgjedhjet dhe po aq i rendesishem eshte fati i reformes ne drejtesi. Edhe se po e paguajme me lekuren tone drejtesia e re ka garante vetem PS ne tone. E theksoj kete qe te vemendesojme drejtuesit e fushates te respektojne verberisht ligjin ne menyre qe te mos japim asnje shans gojeve te madheshtoreve te krimeve madhore te tranzicionit politik.
Me respekt dhe ne gadishmeri per punet tona elektorale.
Petro.